
Në librin “Përtej arsyes” do të mësoni se si t’i përdorni emocionet për ta kthyer zhgënjimin - qoftë ky i vogël apo i madh, profesional apo personal - në një mundësi përfitimi për të dyja palët. Gjithashtu, ofron këshilla të drejtpërdrejta dhe të dobishme për t’u bërë ballë emocioneve edhe në negociatat më të vështira - qofshin këto me një koleg në punë apo me një bashkëshort/e të nervozuar. Do të njiheni me pesë interesat bazë, që gjenden në thelbin e të gjitha sfidave më të mëdha emocionale. Ç’është më e rëndësishme, do të mësoni sesi të mbështeteni në këto interesa për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja dhe për të arritur rezultatet e dëshiruara.